Kjo është historia prekëse e një babai, i cili u shua për shkak të një sëmundje të rëndë. Duke ditur se jetës së tij po i vinte fundi prej kancerit në pankreas, ai vendosi të bëjë atë që bën çdo prind… të mundohet të lumturojë fëmijën e tij.

Majkëll ishte 56 vjeç dhe brenda 6 muajve, sëmundja e mori me vete. Vajza e tij e vogël, 17 vjeçe, la shkollën për t’u përkujdesur për të atin e për t’i dalë në krah nënës.

Pak para se të largohej nga kjo botë, Majkëll kishte shkruar disa letra e porositur disa buqeta me lule për vajzën e vogël. 56 vjeçari e dinte se do të ikte së shpejti dhe kishte programuar disa surpriza për të bijën, Bejlin.

Për 4 vite me radhë, pas vdekjes së 56 vjeçarit, buqeta me lule e letra urimi erdhën në adresë të Bejlit. Në 21 vjetorin e saj, ajo postoi në rrjetin social buqetën e fundit të luleve nga i ati, ndërsa në letër shkruhej:

“Bijë, kjo është letra ime e fundit e dashurisë për ty… derisa të takohemi sërish. Nuk dua që të derdhësh më asnjë lot për mua, zemra ime, sepse unë tashmë jam në një vend më të mirë”

Majkell nderroi jete ne 2013 e per 4 vite i solli letra e lule te bijes per ditelindje

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re