Evelina është 85 vjeçe. Vuan nga demenca dhe në tetor u diagnostifikua me leuçemi. Doktorët kishin shkuar në shtëpinë e saj me ambulancë, për ta transportuar drejt spitalit ku do të merrte një transfuzion gjatë, si pjesë e trajtimit për sëmundjen e rëndë.

Mjekët e urgjencës Xhudi e Majk, vendosën ta ndalojnë për një minutë të moshuarën, në një pjesë piktoreske të rrugës për në spital. Mendimi u erdhi krejt rastësisht, e vendosën që ta ndalojnë për një moment ambulancën për t’i dhënë mundësinë të moshuarës që të shihte natyrën e bukur përpara se të hynte në spital për transfuzionet e lodhshme.

“Na u kërkua që ta dërgonim në spital, por vendosëm që ta nxjerrim fillimisht për pak ajër, për të parë natyrën”-tha një prej mjekëve të urgjencës.

Përtej dëshirës së mirë, mjekët nuk e kishin ditur se çfarë kishin bërë në të vërtetë. Pavarësisht se Evelian vuante nga demenca, kur pa këtë pamje (foto me poshtë), fytyra i buzëqeshi.

Siç tregojnë mjekët, e moshuara pati një moment kthjellimi dhe iu drejtua mjekëve duke u thënë se shumë vite më parë, kishte ardhur në të njëjtin vend me të shoqin.

“E vendosëm në karrige e teksa ajo po shikonte vërdallë, pati një moment kthjellimi. Na tregoi se kishte ardhur shumë kohë më parë këtu me të shoqin. Ajo kishte një shkëlqim të bukur në fytyrë dhe lumturi në fytyrën e saj, e kësisoj vendosa ta bëj një foto për t’ja dërguar vajzës së saj.

“Ishte një gjest me të vërtetë i bukur, fakti që ata mjekë gjetën kohën për të më bërë të ndihem e veçantë, bën diferencën kur trajtohesh me durim dhe mirësi”-tha e moshuara. Fotoja e historia prekëse u përcollën në median e huaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re