Mjeku Tritan Kalo, një prej atyre që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër Covid 19, edhe këtë 1 Maj, një ditë pushimi në kalendar ka publikuar në mesazh në rrjetin social facebook.

Ndonëse të gjithë kanë qenë pushim, Kalo shkruan se kjo nuk ndodh me mjekët, madje shton se ata janë në krye të detyrë. Mjeku i Spitalit Infektiv në Tiranë ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të falenderuar sanitaret e spitalit.

Ka mbledhur lule në oborrin e shtëpisë së tij dhe ua ka dhuruar atyre, në shenjë mirënjohje e falenderimi, por edhe duke u uruar 1 Majin festën e punëtorëve.

Ja statusi i plotë i Tritan Kalos:

1 Maj 2020….Festa e Punëtorëve kudo në Botë….Nga Covid-1 ju përshëndesim sepse jemi në krye të detyrës dhe ju urojmë këtë festë…! Lule të freskëta nga bahçja e më të afërtave me klasën punëtore, Sanitareve të papërtuara të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT…GËZUAR dhe MOT më mirë!..

Sars-Cov2/Covid-19 NUKU është një virus simpatizant i njërës apo tjetrës forcë politke, POR ai lëndon dhe kërcënon jetën e gjithkujt prej nesh… Së bashku do mundet t’a përballojmë sfidën me Sars-Cov2/Covid-19…!

Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni dhe kujdesuni më shumë për veten tuaj, duke na dëgjuar dhe zbatuar vetëm këshillat tona si profesionistë!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re