Tre policë kanë marrë së fundmi vëmendjen e të gjithë rrjetit dhe
mediave pas gjestit human që bënë për një grua. Një grua është kapur
duke vjedhur ushqime në një supermarket në Manhattan, mirëpo në vend që
ta arrestonin, tre policë të departamentit të policisë së New Yorkut
janë ofruar për të paguar për ushqimet e zonjës.
Një foto ku gruaja që u përpoq të vidhte ushqimet shihet duke qarë
përball arkës, teksa policët po paguanin ushqimet e saj ka prekur të
gjithë rrjetin dhe është shpërndarë gjithandej.
Tre policët emrat e të cilëve janë Louis Sojo, Esnaidy Cuevas dhe
Michael Rivera treguan gjithë ngjarjen në një konferencë për shtypë.
Sipas tyre ata po shkonin në supermarket, kur roja i dyqanit u tha se
gruaja në fjalë po përpiqej të vidhte ushqimet.
“E pyeta se çfarë po ndodhte dhe ajo mu përgjigj se ndihej e uritur
dhe pasi pamë çantat, ne vendosëm të themi: ‘Ne do të paguajmë për
këto’, tha Sojo teksa shtoi se nuk priste që ky gjest të bëhej kaq
viral.
“E dini, unë e kam bërë këtë veprim për 22 vjet. Nuk është hera e parë që kam paguar për ushqimet e dikujt. Kjo nuk është hera e parë që as ata kanë paguar për ushqimin e dikujt, ” tha Sojo.” Nuk është se shkojmë dhe e bëjmë këtë gjest gjithmonë, por ju e dini, kur shihni fytyrën e dikujt dhe vini re se ata kanë nevojë për ju, dhe se janë në të vërtetë të uritur është shumë e vështirë që një qenie njerëzore të largohet nga një situatë e tillë. Ne nuk jemi rritur kështu. Prandaj ai ishte veprimi i duhur për të bërë. “, përfundoi ai.
