Politologu, Altin Gjeta: Mendoj se gjykata Kushtetuese ka tentuar të ruajë një lloj balance të brishtë mes institucioneve në Drejtësi. Tentativa për të shkarkuar Metën është parë si tentativë e mazhorancës për të kapur edhe këtë institucion. Unë mendoj se ky është një precedent pozitiv. Nuk di të them nëse faktori ndërkombëtar ka luajtur një rol në këtë cështje. Më pas kemi edhe Kuvendin që ka luajtur një rol jo-pozitiv në këtë proces hetimor.

Me indiciet që ka marrë në shqyrtim nuk është treguar korrekt. Zyra e presidentit nuk është treguar në lartësinë që kërkon kushtetuta. Duhet ta pranojmë se sjellja e presidentit nuk ka qenë e suksesshme. Në Shqipëri është bërë normë që të gjithë zyrtarët abuzojnë me zyrën. Por duke qenë se ai është president duhet të ishte treguar më i matur në deklarata të cilat mund të shkaktojnë tensione.

Braimllari: Presidenti ka ndërhyrë në kushte të jashtëzakonshme. Nuk kishte çfarë të bënte tjetër. Ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, për pjesën e destabilitetit, ku thuhet se nuk ka pasur diçka të tillë. Sa i përket shkeljeve, ne kemi qenë në situatë atipike dhe sjelljen e tij duhet ta vendosim në situatën ku ndodhej vendi. Opozita ishte jashtë parlamentit.

Altin Gjeta: Presidenti në njëfarë mënyrë mund të jetë përpjekur të ruante balancat por mund të kishte zgjedhur një mënyrë tjetër më të shëndetshme. Nëse flasim për temra realë politikë, sjellja e presidentit nuk e ndihmoi situatën madje zyrën e presidentit e vendosi në një situatë jo komode.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re