Një rast qytetarie dhe fisnikërie është shënuar ditën e djeshme në
qytetin bregdetar të Sarandës. Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë
gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës.
Gazetari i Report Tv Limos Didani raporton se në portofol gjendej një
shumë e konsiderueshme të hollash, ato nuk e menduan dy herë, por e
dorëzuan menjëherë në Komisariatin e Policisë Kufitare, të cilët kanë
kontaktuar me personin i cili kishte humbur portofolin, në të cilin
përveç parave gjendeshin edhe të gjitha dokumentet e tyre.
Pronari i portofolit është në kërkim të dy zonjave për të shprehur
falënderimin dhe mirënjohjen e tij pasi hu.mbja e dokumenteve do t’i
shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e
tyre, rast ky që njëherësh tregon qytetarinë dhe fisnikërinë e banorëve
të Sarandës /Shqiptarja
