Dafina ka në përmbajtjen e saj një nivel të lartë të mineraleve si bakri, kaliumi, kalcium, mangani, hekuri, zinku dhe magnezi. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të rrahjeve të zemrës dhe tensionit të gjakut. Hekuri është thelbësor në prodhimin e qelizave të kuqe.

Ja disa nga benefitet e përdorimit të dafinës në kushtetet e shtëpisë të listuara në artikullin e mëposhtëm:

Dafina për terapi aromatike: Aroma karakteristike e dafinës ka veti qetësuese për mendjen dhe trurin. Ajo gjithashtu hap rrugët e frymëmarrjes. Vendosni 3-5 gjethe dafine në një enë dhe digjini. Aroma e dafinës do të mbushë ambientet tuaja me erë të mirë e qetësuese.

Dafina për flokë të shëndetshëm: Dafina është shumë e mirë për flokë të thatë e të dëmtuar.

Për lëkurën dhe dhëmbët: Dafina është një gjethe e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ajo ka efekte të shumta për lëkurën. Ekspertët thonë se dafinën mund ta përdorni si maskë në lëkurë duke e bluar në formë pluhuri.

Kundër gjakderdhjes: Nëse keni gjakderdhje të shpeshta nga hundët, duhet të përdorni dafinën. Hidhni tre gjethe të dafinës në një tenxhere të vogël ku keni hedhur dy gota ujë. Ziejini për 10 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni. Të njëjtin lëng mund ta përdorni edhe gatime për t’u dhënë aromën e ndezur dhe karakteristike.