Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 40 vjeçares në Korçë që lindi foshnjen dhe më pas e futi në valixhe.

 

Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

 

I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu : “Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj sjam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që “M…” (emri shkurt i 40 vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë.”