Skip to content

Gjeti të masakruar me sëpatë prindërit, vëllain, kunatën dhe mbesën 5-muajshe, Mustafa Pupa: Çalamani të varet, siç ndodhi me vëllezërit Çuko (Historia e masakrës së Libofshës)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vrasja e tronditëse e Mateo Vaisit në Fier, ka nxitur reagimin e familjes Pupa, 5-së anëtarë të së cilës u masakruan në vitin 1992, në të ashtuquajturën “Masakra e Libofshës”. Autorët e kësaj masakre u varën me litar në qendër të fierit, ngjarja e fundit kun ë shqipëri u mor vendimi për varje në litar të të dënuarve.

30 vite pas, anëtarët e familjes Pupa, kanë reaguar për emisionin “Të Pathënat” në Fax News, të Arbi Fortuzi. Ata shprehen se i njëjti dënim duhet edhe për Çalamanin. Mustafa Pupa, tha për gazetaren Fatmira Bajrami, se duhet Çalamani duhet të kthehet në shembull.

Mustafa Pupa: Ngushëllime familjes së djaloshit të vogël. Pastaj, ne ndjejmë dhembshurinë, fotografitë përballë, ne kemi mbetur dhe një motër që kam. Kemi kujtesë se është e jashtëzakonshme. Kanë ndodhur dhe gjëra të tjera, por jo të zhdukës të tërë familjes.

Atë natë hyra, po kërkonim farë bagëtie për kullotë. Hyra këtu pashë skenën, muret dyshemetë dhe ata të vrarë. Njoftova Policinë. Një javë ju desh policisë të gjente fajtorët. Vëllai humbi jetën bashkë me prindërit, bashkëshorten dhe fëmijën tetë muajsh. E vështirë, por s’kemi çtë bëjmë.

Është e mira që edhe me këtë të ndodhi siç ndodhi edhe me ata. Të behën shembujt edhe për të tjerët. E kam provuar vetë në kurrizin tim dhimbjen. Themi se e mblodhëm mendjen që ata u varën, se po të mos ishin varur, do ishte më keq. Erdhëm të tërë, më ministra, deputet, të tërë. Njerëz të ngritur të Fierit, erdhën. Ishte ngjarje e jashtëzakonshme.

-Unë mendoj se duhet të rikthehet ky lloj dënimi, pra ai me vdekje. Ndoshta dhe njerëzve të zërin mend. Se kështu nuk bëhet, po e shohim ditë për ditë se çfarë ndodh, çfarë ngjarjesh po ndodhin. Kështu njerëzit e dinë se si është të kryesh krim dhe çfarë pasoje ke.

-Unë jam bërë gjysh, por nipërit e mbesat mos nga ne, do ta dëgjojnë nga prindërit e tyre. Venë nga varret e shohin atje se çfarë ndodh. Është e jashtëzakonshme. Dallojnë.

-Me familjarët e të dënuarve? E vështirë është kur shihemi. Them që po, u mor haku, në  krahasim me atë që u pa. Nuk është se jam menduar për ta lënë. Unë iki tek çunat, por këtu kam dy shtëpia, tokat dhe kam varret, që skemi ku ti lëmë. Sensibilizohemi me familjen e vogëlushit Mateo, e vrau kot së koti. Ndodhi çdo gjë pa u menduar, pa llogjik.

-Kunata: Zonja Pupa:

Shumë të prekur nga ngjarja në Grecalli. Këtë derë e mbajtur të hapur, jo se e kemi patur të lehtë, por sepse nuk donim që dikush të shkelte mbi gjakun e kunatit e kunatës sime, vjehrrësi sime, e mbesës sime. Vjehrrja e rritur jetime, me shumë vuajtje e iku me sëpatë në kokë. Shumë e vështirë për ne. Edhe kunata, vite nga një jetë e vështirë. I ngushëllojmë të gjithë ata njerëz që u është dashur të përballen me këtë fatkeqësi. Ja kemi qarë hallin që atë ditë.

Për këtë po, të themi atë që është po, e thonim që u vranë 5, të vriten 5. Vrasjen e bënë ata, nuk ishte e drejtë të vriten të tjerët. Ne u terrorizuam, u maskruam aq sa nuk kishte ku të shkonte, shpirtin jonë e di vuajtjen. Ata kanë hyrë në 13:30-14:00, i vranë në gjumë. Edhe foshnjen e vranë se po qante e mos ti pikasnin. Donin të plaçkitnin. Të vidhnin. I ndjeu vjehrri. U përlesh. Kunati ishte goditur me sëpatë, të gjithë me sëpatë. Ne nuk dyshonim tek këta, menduam se ishin dorë e dytë (flasim për viktimat).

Jo nuk janë në lagjen tonë, janë larg, të bëhet një ligj që të ndaloj këto masakra. Është gjynah të vrasë fëmijën etj etj. Shohim televizor e acarohen njerëzit. Pse ndodh kjo e pse ndodh ajo.

Mirësia është ajo që rritëm tre djemtë tanë, po shpirti nuk është i plotësuar. Por ne jemi me një krahë. Vllai, nëna babai, kunata mbesa, ishim shumë të bashkuar. Kemi shkuar me prindërit. Edhe pse kishim shtëpitë matanë. Ishim dy kurora, njerëz me shkollë. Vjehrri im ka nxjerr intelektual në Myzeqe, ishte mësues i nderuar. I thonë biri filanit ende këtij.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë