Kanë rënë të gjitha pistat e ngrituara për hetimet e ngjarjes së Malësisë së Madhe ku 3 të rinj rezultonin të zhdukur që prej datës 3 Tetor. Trupat e pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt janë gjetur në fshatin Renc të Malësisë së Madhe. Trupat janë gjetur në vijim të kontrolleve në disa zona ku dyshohej të ishte kryer ekzekutimi i tyre nga Danjel Pepaj.

Nuk duket i rastësishëm shoqërimi i sotëm i Rrok Pepajt në komisariat, ndërsa burime bëjnë me dije se kishte dyshime të forta se ka informacione për çfarë ka ndodhur. Fillimisht u raportua nga burimet se Rrok Pepaj ishte kërcënuar nga familjarët e Vilson Çutajt. Fax News ka raportuar paraditen e sotme një dëshmi të fortë, ku një burim thoshte se personi i vetëm që ka informacion për vendodhjen e trupave, është Rrok Pepaj. Mësohet se ky i fundit ka qenë personi që ka udhëhqur këtë të enjte operacionin e kërkimit të trupave dhe ka dërguar efektivët drejt vendit të ngjarjes.

Kujtojmë se dy ditë më parë, ekipi i xhirimit të Fax News nisi një udhëtim për në zonën ku Rrok Pepaj na udhëhiqte dhe se dyshonte se mund të jetë kryer ngjarja, por ky udhëtim i ndërpre nga një ndërhyrje e prerë e FNSH-së që nuk e lejoi. Drejtuesit e Policisë së Malësisë së MAdhe u justifikuan duke thënë se familjarët nuk janë dakord që ta ndërmarrim këtë udhëtim, dhe se do ishin ata që ditën e 3 të zhdukjes, në orën 15:00 të pasdites po nisnin operacionin e parë për atë ditë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re