Adela Kula/ Porta Vendore

Porta Vendore ka realizuar një vëzhgim të faqeve zyrtare të internetit të 61 bashkive për disa prej informacioneve që duhet të publikojnë në faqet zyrtare.

Nenet 15 dhe 18 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” parashikojnë përkatësisht se çdo akt i organeve të vetëqeverisjes vendore publikohet në faqen zyrtare të internetit të njësisë vendore dhe afishohet në vendet e caktuara nga njësia për njoftimet publike, dhe se aktet e këshillit publikohen në faqen zyrtare të internetit.

Në nenin 7 të ligjit “Për të drejtën e informimit” përcaktohet se autoritetet publike vënë në dispozicion të publikut në faqen e tyre në internet, ndër të tjera këto kategori informacioni:

tekstet e plota të të akteve nënligjore dhe të çdo dokumenti politikash;informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;informacion për shërbimet që autoriteti publik i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit.

Këto informacione të detyrueshme për publikim specifikohen edhe më tej në Urdhrin nr. 211, dt.10.09.2018 “Për miratimin e programit model të transparencës për njësitë e qeverisjes vendore” të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sa nga 61 bashkitë i respektojnë detyrimet ligjore të mësipërme lidhur me transparencën ndaj publikut?

2 bashki nuk kanë faqe zyrtare në internet (bashkitë Prrenjas dhe Selenicë).1 bashki nga bashkitë që kanë faqe zyrtare në internet nuk i ka të publikuara Vendimet e Këshillit Bashkiak në këtë faqe (Bashkia Memaliaj), ndërsa 4 bashki nuk i kanë përditësuar këto vendime me ato të vitit 2019 (bashkitë Vorë, Kamëz, Tiranë, Elbasan). Bashkia e Tiranës nuk i ka të publikuara as vendimet e vitit 2018, perveç 2019;35 bashki nuk ofrojnë kartela me informacion se si mund të përfitojnë qytetarët nga shërbimet që ofron bashkia, ndërsa 26 bashkitë e tjeraofrojnë informacion për shërbime të kufizuara ose vetëm informacionin e marrë nga aktet nënligjore copy-paste;32 bashki nuk kanë në faqet zyrtare njoftimet për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit bashkiak; 29 bashki kanë të pasqyruara njoftimet për mbledhjet e këshillit bashkiak (nga të cilat 18 bashki i kanë këto njoftime të përditësuara, ndërsa 11 bashkitë e tjera nuk i kanë të përditësuara).7 bashki nuk kanë në faqet zyrtare të tyre as emrin e mbiemrin, dhe as CV-në e kryetarit të bashkisë (bashkitë Kurbin, Shijak, Tepelenë dhe Finiq; në një pjesë të tyre mund të shihet vetëm faqja e Facebook e kryetarit të bashkisë, megjithatë mund të ndodhë që të gjendet më shumë se një faqe FB në faqen zyrtare të bashkisë si psh në atë të Bashkisë Kurbin, ku në anën e djathtë të faqes ndodhen dy profile FB: Artur Bardhi dhe Elton Suti); 11 bashkikanë vetëm emrin dhe mbiemrin e kryetarit të bashkisë, por jo CV-të e tyre; 1 bashki (Bashkia Malësi e Madhe) ka CV-në, por jo emrin; 42 bashki kanë CV-në e kryetarit.

Përsa i përket kontakteve të publikuara në faqet zyrtare të internetit Bashkia Kurbin e ka shkruar gabim adresën e e-mail ([email protected]), ndërsa 7 bashki kanë në faqet e tyre adresa e-mail të pasakta, specifikisht: Bashkia Fushë Arrëz ([email protected]); Bashkia Pustec ([email protected]); Bashkia Shijak ([email protected]); Bashkia Divjakë ([email protected]); Bashkia Maliq ([email protected]); Bashkia Memaliaj ([email protected]) dhe Bashkia Konispol ([email protected]).

Këto adresa të 7 bashkive kanë rezultuar të pasakta nga komunikimi që Porta Vendore ka pasur me bashkitë (emailet e dërguara në këto adresa email ktheheshin mbrapsht si të pamundura për tu dërguar.)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re