Duke u ndalur tek gjetjet dhe vlerësimet e grupit të misionit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Celibashi theksoi ato janë pranuar nga të gjitha subjektet politike pa kundërshtime. Një gjë e tillë është pozitive, pasi sipas kreut të KQZ-së, e bën më të thjeshtë dhënien e gjykimeve dhe vlerësime të drejta mbi procesin zgjedhor.

“Këtu në Shqipëri, misioni ndërkombëtar i zgjedhjeve, i udhëhequr nga ODIHR, është i pranuar dhe i mirëpritur nga të gjithë aktorët institucionalë dhe politikë. Askush këtu nuk ka konstestuar, e nuk konsteston gjetjet e rekomandimet e këtij misioni. Kjo është një gjë pozitive, pasi e bën më të lehtë, për të gjithë ne aktorët shqiptarë, institucional dhe politikë për të dhënë gjykime dhe vlerësime të drejta dhe realiste mbi procesin zgjedhor. Edhe pse, duhet ta themi, jo në pak raste, partitë politike të spektrit të kundërt, kanë lexime të ndryshme të së njëjtës gjetje, apo e të njëjtit rekomandim. Është e rëndësishme që gjetjet e OSBE-ODIHR nuk janë vënë në diskutim.”, tha ai.

Por pavarësisht progresit që zgjedhjet e 11 majit kishin, nga ana tjetër ekzistojnë ende shumë problem që duhen zgjidhur.

“Nisur nga gjetjet dhe vlerësimet paraprake, duhet të pranoj se krahas progresit që ato patën, kemi akoma shumë probleme”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko