Shefi i Qeverisë së Gjibraltarit, Fabian Picardo hodhi poshtë
të hënën mundësinë e ndarjes së sovranitetit të atij territori ndërmjet Londrës
dhe Madrid pas tërheqjes së Britanisë së Madhe nga anëtarësimi në BE.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, tha në nëntor se dëshiron
bisedime mbi sovranitetin e përbashkët mbi territorin britanik pas Brexit, i
cili hyn në fuqi më 29 mars të këtij viti.

“Koncepti i ndarjes ose hollimit të sovranitetit është i destinuar të dështojë”, tha Picardo.

Propozimi për ndarjen e sovranitetit nuk është i ri.

Kjo u sugjerua edhe në vitet 2001 dhe 2002, por u refuzua nga
popullata e Gjibraltarit në një referendum të mbajtur atyre viteve.

Ky territor britanik gjithashtu do të largohet nga BE në 29
mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re