Prokuroria e Posaçme po kryen verifikime mbi shantazhet që dyshohet t’i jenë bërë ish kryebashkiakut të Kukesit Safet Gjici, permes videos intime te filuar ne zyren e tij dhe te publikuara ditet e fundit

Ne njoftimin e tij te doreheqjes nda detura e kryebashkiakut, pas publikimit te pamjeve, Gjici pretendoi se video i është bërë për shantazh nga kundërshtarët politikë.

Hetuesit  e SPAK, kanë nisur tashmë edhe verifikimet për të zbuluar se kush fshiht pas këtij shantazhi të pretenduar nga ish kryebashkiaku.

Gjici u arrestua të shtunën me vendim të Gjykatës se pocame qe ka caktuar per te në mungesë arrest në burg për korrupsion pasiv.

Ndërsa protagonistes tjetër të videos, Alma Kaci iu komunikua masa e arrestit shtëpiak për akuzën e korrupsionit aktiv në policinë e Shkodrës. Mësohet se ajo u ndalua mbrëmjen e së shtunës në Shkodër teksa ndodhej e vetme në makinë. Sipas burimeve, prej gati një jave, e reja mbahej nën vëzhgim nga agjentë të BKH-së, ndërsa në Shkodër ajo kishte kërkuar edhe banesë me qira. Pas ndalimit, vajza u dërgua në banesën e saj në Durrës.

Fillimisht SPAK nisi hetime ndaj Gjicit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, por pas sekuestrimit të plotë të videos doli edhe biseda e tij me vajzën  me të cilën pati marrëdhënie intime, ku flitej për  një projekt që do të financohej nga bashkia e Kukësit për sterilizimin e qenve të rrugëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re