Ish- kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar për Reformën Zgjedhore me një postim në rrjetin sociale Facebook. Gjika është shprehur se edhe nëse nga Këshilli politik del “tym i bardhë” besoj se do të jetë një konsesus i imponuar nxitimthi ku më së shumti do të plotësohen nevojat e pjesëshme të partive politike.

“Edhe në qoftë se nga Këshilli Politik del “tym i bardhë”, konsesusi i imponuar nxitimthi, më së shumti besoj se do të plotësojë nevojat e pjesëshme të partive politike, ose më mirë të them do t’u ofrojë “garancitë” e nevojshme për të qëndruar apo marrë pushtetin e radhës, por me keqardhje konstatoj se publikut të gjerë jashtë partive, me përjashtim të nevojave bazike të një proçesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, nuk do t’i përmbushen kërkesat për adresimin cilësor të votës së tyre !” u shpreh Gjika ndër të tjera.

Ish- kryetari i Baskisë Vlorë tha se nuk do të ketë lista të hapura.
“Pra, nuk do të ketë lista të hapura, vetëm të cilat mundësojnë që, në se unë e jap votën te Qaniu, nesër nuk më çfaqet në Parlament Naqiu si “kaçurrels me fëmra me ëiski”, si “autoshkolle”, si “ballabox” apo edhe si “kërpëratë” !”” përfundoi postimin Gjika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re