Skip to content

Gjiknuri: Belshi është kthyer në simbol të transformimit; Fitore e padiskutuar në zgjedhjet vendore

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Belshi ishte ndalesa e radhës në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit. Dy kandidatët e përzgjedhur për fazën finale, Denis Agolli dhe Marenglen Bali paraqitën para Asamblesë së Zgjeruar të Bashkisë Belsh platformat e tyre të kandidimit.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan u shpreh se falë investimeve nga qeveria dhe pushteti vendor, Belshi është shndërruar në simbol të transformimit.

 

“Jam i bindur që dhe me shokët dhe me kandidatin për kryetar bashkie, ne do të arrijmë rezultat shumë të mirë. Në Belsh janë bërë shumë punë të mira. Belshi është kthyer në simbol të transformimit me investimet e shumta që ka bërë qeveria,, me prodhimet e shumta bujqësore, me bukuritë natyre që tashmë kanë dalë si pasojë e infrastrukturës turistike. Është një trend që nuk do të ndalet dhe që këtë ta bëjmë të mundur, na duhet dhe një PS e shëndoshë”, tha Gjiknuri.

 

Drejtuesi politik i PS për Elbasanin shprehu bindjen se rezultatet e mira të arritura në zgjedhjet e fundit në Belsh do të përsëriten dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.

 

“Ne të fillojmë të vëmë shtratin e nevojshëm për përgatitjet intensive elektorale që do të fillojnë në vjeshtën që kemi këtë vit sepse zgjedhjet vendore sipas ligjit do të zhvillohen për periudhën prill-maj. Dhe Bashkia Belsh është nga ato bashki që ka qenë një mbështetëse e kahershme e PS, është një parti që gjithmonë na ka mbështetur dhe rezultatet e fundit kanë dalë të mira. Patjetër që kjo është një bazë e mirë për të krijuar një fitore të padiskutuar në Bashkinë Belsh në zgjedhjet vendore”, shtoi ai.

 

Gjiknuri theksoi se dhe gara e brendshme në PS është në funksion të zgjedhjet së kandidatëve më të mirë për drejtimin e kësaj force në bazë.

 

“Procesi këtë herë ka disa ndryshime pra nuk është thjesht procesi i propozimit të disa kandidaturave nga baza siç ka qenë më përpara, por ka dhe një proces selektimi që shkon nëpërmjet një metodologjie të caktuar dhe një komisioni të përzgjedhur nga kryesia e PS e cila nuk i merr vendimet arbitrare. Do të vlerësohet dhe paraqitja e kandidatëve, mënyra se si ata komunikojnë reputacioni që ata kanë, eksperienca e tyre në parti. Gjithë këta faktorë do të bëjnë të mundur identifikimin e drejtuesit më të mirë për partinë në Belsh. Nuk ka të humbur nga ky proces. Unë gjithmonë besoj se është PS zëmra që rreh dhe është dashuria për këtë parti, angazhimi për këtë parti që kanë bërë të mundur sukseset elektorale jo vetëm në Belsh, por kudo. Pa një parti të fortë , nuk do të ketë një qeverisje të qëndrueshme. Partinë ta shohim si laborator idesh”,

 

nënvizoi Gjiknuri.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë