Sekretari i Pëergjithsmë i PS Damian Gjiknuri bashkë me nënkryetaren e Kuvendit Ermonel Felaj po marrin pjesë në punimet e Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet e saj në Vjenë teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, numri dy i socialistëve nënvizon se ky agresion shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE.

 

“Në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e cila zhvillon punimet teksa shënohet një vit qëkurse nisi agresioni rus në Ukrainë, një ndërhyrje e cila shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe vet parimet mbi të cilat është krijuar dhe vepron OSBE. Pjesëmarrja e delegacionit rus në takimin e sotëm ka ngjallur reagim të fortë të pjesës më të madhe të vendeve anëtare të asamblesë. Kjo luftë e padrejtë të cilës akoma nuk po i duket fundi ka vënë në pikëpyetje rendin dhe sigurinë globale duke i bërë sfidat e OSBE-së jetike, në kushtet kur parimet bazë të paqes dhe lirisë mbi të cilat ngrihet organizata janë shkelur brutalisht”, thekson Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re