Negociatori i PS për Kodin Zgjedhor, Damian Gjiknuri foli për medias pas mbledhjes së Këshillit Politik ku u shpreh se janë plotësuar kërkesat e opozitës.

“Sapo përfunduam punën për amendimet e Kodit Zgjedhor ku gjetëm dakordësi për të gjitha pikat e mbetura. Plotësuam kërkesat e opozitës, për ato garanci që kanë ekzistuar te ligji aktual, pavarësisht se disa nga standardet e ODHIR kërkonin ndryshime. Nga ana tjetër ekspertët morën detyrë që ta zbardhnin këtë tekst dhe për dy-tre ditë teksti do t’i dërgohet Kuvendit”, tha Gjiknuri.

“Këshilli Politik ka rënë dakord pas propozimit të tretë të opozitës, për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,” shtoi më tej ai.

Mbledhja e nisur rreth orës 17:00 ka përfunduar pas rreth 4 orësh.

 

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re