Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar nga Elbasani zhvillimet e fundit politike në vend.

 

I pyetur lidhur me akuzat ndaj Taulant Ballës në lidhje me dosjen Çapja, Gjiknuri deklaroi se nuk kishte dëshirë të merrej me deklaratat e mediave dhe se kjo pyetje u duhet bërë personave  konkretë.

 

Damian Gjiknuri

 

Sekretar i PS

 

Unë nuk dua të merrem me deklaratat e mediave. Për këtë gjë duhet të pyesni personat konkretë. Ajo që dua të them është se PS është një parti e fortë, një parti që bazohet tek vullneti i njerëzve.

 

I pyetur për protestën e 6 dhjetorit Gjiknuri u shpreh se mazhoranca nuk ka bërë asnjë hap për të penguar asnjë protestë, por nuk është e udhës të protestohet kur vijnë gjithë kryemnistrat e BE dhe Shqipëria kthehet në qendër të diplomacisë kur merren vendime të rëndsishme për fatet e vendit  dhe rajonit.

 

Damian Gjiknuri

 

Sekretar i PS

 

Mazhoranca nuk ka bërë asnjë hap për të penguar protestat. Opozita në këto vite ka gëzuar çdo të drejtë për të bërë protesta, jo si dikur që protestat pengoheshin me Berishën e parë apo vriteshin protestuesit me Berishën e dytë.

 

Problemi i asaj proteste është se i bën turp vendit ditën kur vijnë të gjithë kryeministrat e europës në Tiranë. Tirana merr flamurin e procesit të Ballkanit Perëndimor dhe bëhet kryeqendra e diplomacisë europiane përsa i përket fateve të rajonit, nuk ka qenë zakon I shqiptarit që të presë miqtë me protesta.

 

Gjiknuri ndodhej në Elbasan me rastin e 110 vjetorit të ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në këtë qytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re