Lagjia “Llapushaj”, më e vjetra e qytetit të Gramshit, është transformuar tërësisht falë punës së Bashkisë, ku ka përfunduar rruga e re e cila u vjen në ndihmë banorëve të zonës.

 

 

Rruga e përfunduar u inspektua nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me Kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe dhe deputetin e zonës Besian Ajazi.

 

Drejtues politik i PS për qarkun e Elbasanit Damina Gjiknuri deklaroi se realizimi i një investimi të tillë është tregues i qartë se kur ka vullnet, mund të bëhen punë të mira.

 

 

“Unë u surprizova sepse kam qenë dëshmitar vetë i gjendjes së kësaj lagjeje, ka qenë gjithmonë një kërkesë e kahershme e banorëve. Sot kemi një infrastrukturë moderne që duhet ti bëjë të gjithë krenarë. Ky vend piktoresk është kthyer në një zonë që e vizitojnë të gjithë qytetarët pasi pamja këtu është e mrekullueshme. Unë inkurajoj të gjithë ata që vijnë në Gramsh të kalojnë këtej për të parë liqenin e Banjës që harmonizohet me qytetin. Është një investim që nuk imagjinoja se do bëhej. Terreni ka qenë i vështirë. Por kur ka vullnet mund të realizohen investime të tilla”, tha Gjiknuri