Skip to content

Gjiknuri inspekton punimet për Unazën në Cërrik: “Shkurton kohë për qytetarët; 90% e rrugëve të qytetit po asfaltohen”

Rehabilitimi i plotë i rrugës në unazën e qytetit me të gjithë parametrat e duhur, përfshirë asfaltimin, trotuaret, pajisjen me ndriçim, do u vijë në ndihmë banorëve dhe do shkurtojë kohën për automjetet që do dalin direkt në rrugën nacionale që lidh qytetin e Cërrikut me Elbasanin.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Andis Salla, inspektuan punimet për unazën e Cërrikut të cilat po ecin me ritme të shpejta për përfundimin e tyre sa më parë.

Gjiknuri që është dhe drejtues politik i qarkut shprehu mbështetjen e qeverisë dhe të mazhorancës për projektet në këtë zonë.

 

“Andisi e ka justifikuar veten, por do dhe mbështetjen tuaj që të bëjë dhe punë të tjera. Edi Rama këtë e ka marrë për shembull”, nënvizoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Salla theksoi se kjo zonë po merr një vëmendje të rëndësishme nga pushteti vendor dhe ai qëndror duke njohur një sërë investimesh.