Teksa Damian Gjiknuri iu la afat deri nesër që të paraqisnin kërkesat e tyre me shkrim, opozita nuk ka vonuar me reagimin e saj. Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al, se është hartuar propozimi i tretë i PD-së për formulën e trupave të KQZ-së, pas refuzimit të PS.

“Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje. Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve. Shumica zgjedh 3.

Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit. Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashtin 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, bëjnë me dije burimet.

Afati i fundit për Reformën Zgjedhore nga palët është lënë dita e fundit e muajit Qershor, ndërkohë që pika më e nxehtë mes palëve mbetet formula e KQZ-së si dhe tenderi për identifikimin biometrik të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re