Në përfundim të mbledhjes për Reformën Zgjedhore ku pati dakordësi mes palëve të Këshillit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri foli para mediave duke treguar se si do të përzgjidhen anëtarët e KQZ.

“U la që përzgjedhja e anëtarëve të KQZ do të bëhet në Kuvend, ku opozita do të ketë një të dërguar të saj në Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen, ku do të ketë të drejtën të përzgjedhë dhe skualifikojë disa nga anëtarë të cilët do pëzgjidhen pas një konkursi të hapur. Pra do të jetë një e drejtë e çdo qytetari që plotëson ato kritere për të kandiduar në një nga organet e KQZ dhe natyrshëm, ajo garanci që i kemi dhënë opozitës si një dispozitë tranzitore do të bëhet e materializuar por mbi të gjitha në Kuvend.

Pra institucioni i Kuvendit është ai që do të vendosë. Ai do të ketë të drejtën e përjashtimit, pak a shumë formula që është dhe sot deri në përjashtimin apo përzgjedhjes së një grupi personash për organe të caktuara, gjë që drafti do ti bëhet shumë shpejt me dije”, tha Gjiknuri.

Komisineri – Nga lista e kandidatëve që i shkon komisonit parlamentar, ky komision përzgjedh 3 emra, përfaqësuesi i opozitës heq 1 dhe dy emra I shkojnë seances për votim me mandat 7 vjecar

Nënkomisioneri – Përfaqësuesi i PD përzgjedh 3 kandidatë, Komisoni parlamentar heq 1 emër dhe dy i shkojnë seancës me mandat 4 vjeçar.

Rregullatori – Komisoni përzgjedh 3 kandidatë, përfaqësuesi i opozitës 2 me mandat 5 vjeçare.

KAS – Komisioni nga lista e kandidatëve përzgjedh 3 emra përfaqësues të opozitës 2/ mandati i anëtarëve 9 vite / Pas 3 viteve, 3 anëtarë të KAS përzgjidhen me short dhe u mbaron mandati dhe ripërtërihet.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re