Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik tha për mediat se mazhoranca i ka edhe e vetme votat për të kaluar reformën zgjedhore në parlament, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si legjitim.

Ai tha se janë pranuar shumë kërkesa të opozitës, ndërsa mund të pranohen të tjera nëse janë në përputhje me rekomandimet e ODHIR.

“Opozita jashtëparlamentare e ka më mirë të vijë dhe të punojë për arritjen e plotësimit të kësaj reforme, ndërkohë që theksoj se ky parlament është legjitim dhe mazhoranca i ka votat. Ne kemi pranuar shumë kërkesa të saj, në bazë të rekomandimeve të ODHIR-it.

Do të bëjmë çmos të pranojmë edhe kërkesa të tjera që janë të pranueshme dhe shumë shpejt do të bëj publike të gjitha kërkesat që ka parashtruar opozita”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri tha se maxhoranca do ndjekë rrugën ligjore dhe se do informojë në vijim Parlamentin për arritjet e deri tanishme. Ai tha se jemi të qetë dhe se “dyert dhe dritaret do të jenë të hapura për opozitën”

“Gjatë gjithë kësaj kohe këshilli politik dhe komisioni ka trajtuar me seriozitet rekomandimet e ODIHR dhe është munduar ët adresojë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës. Sot kemi një kuadër gati të përfunduar. Ne kemi gjetur hapësirën dhe do ti përfshijmë kërkesat e opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflekotojmë, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë e duke dalë me kërkesa të reja. Por ne do vazhdojmë të ndjekim procesin.

Nesër do informojmë Kuvendin , dyert e komunikimit janë të hapura me opozitën për të mbyllur edhe ato pak çështje. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze apo parakushte  e opozitës. Ne do të marrim përsipër risqet për t’i adresuar me kushtin që të adresohen kushte e OSBE/ODIHR. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Unë do bëj një informim për publikuan se kush janë kërkesat e opozitës.

Paketa duhet të jetë e plotë. Administrata do jetë shumë profesionale, rekrutimi i komisionarëve është e hapur, kushdo ka të drejtë të aplikojë për të qenë komisoner do zgjodhën me short dhe do ketë proces ekstra teknologjik. Jemi të hapur për çdo takim, do vazhdojmë punën pse vendi ka nevojë për Kod Zgjedhor. Opozita do të ishte mirë të na bashkëngjitët, po parlamenti është legjitim dhe pritja nuk mund të vazhdojë pa fund. Shqetësimet e opozitës janë adresuar. Se opozita ka një problem. Kodi Zgjedhor duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar”, tha Giknuri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re