Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri priti Zv.Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bungestagun gjerman, Gabriela Heinrich.

 

Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se pjesë e bisedës ishte dhe nevoja që Këshilli i Evropës të rishikojë rezolutën mbi pretendimet për “trafikimin e organeve njerëzore”, ndërsa u vlerësua mbështetja gjermane për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

 

“Pata kënaqësinë të takoja Zv.Kryetaren e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate në Bungestagun gjerman Gabriela Heinrich.Bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive tona, mbështetja e fortë e qeverisë gjermane për Shqipërinë në kuadër të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe nevoja që Këshilli i Evropës të rishikojë rezolutën mbi pretendimet për “trafikimin e organeve njerëzore” ishin disa prej temave kryesore të diskutimit”, deklaroi Gjiknuri.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë