Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, pas mbylljes së takimit që zgjati rreth katër orë, tha se teknologjia ne zgjedhje dhe depolitizimi i administratës na ndajnë, por shpreson që këto të mos bëhen sebepe për të hedhur në erë reformën.

Sipas tij, nryshimi i sistemit diskutohet në një fazë të dytë.

“U ra dakord që sistemi të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore, se pas mbarimit të kësaj faze me konsensus të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR të përfundojë. Faza e dytë do të ketë reformim e partive politike dhe ligjin për referendume.

Janë dy propozime që na ndajnë teknologjia në zgjedhje dhe reformimi i administratës zgjedhore. Për sa i përket teknologjisë vullneti ka qenë i qartë që ta aplikojmë ashtu edhe në çështjen e votimit elektronik, por përtej dëshirës iu drejtuam zyrtarisht ODIR që na tha se sistemi duhet aplikuar gradualisht jo më shumë se 10 % ne po e çojmë edhe më shumë dhe zonat ti zgjedh PD.

Le t’i drejtohemi ODIR së bashku dhe po na ktheu përgjigje pozitive po e marrim këtë risk, por jo nesër të thotë se dështoi sistemi duke vënë në rrezik zgjedhjet, kjo nuk është zgjidhur pavarësisht dëshirës. Në do adresojmë çdo gjë që është e zgjidhshme edhe e ligjshme.

Edhe administrata jo politike duke ofruar kompromisin tonë duke ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultati zgjedhor. këtë se ka pasur askush. pranuam përfshirjen e monitorimit me kamera në çdo qendër votimi, nëse ka pretendime për shkelje votimi, kemi pranuar reduktim të financimit nga privatit. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, por nuk duam të mbahemi peng” tha Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re