Skip to content

Gjiknuri nga Elbasani: Nuk ka marrëveshje të re politike për zgjatjen e Vettingut

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga Elbasani se procesi i vettingut është një proces mbi palët dhe se shpreson që me reflektimin e opozitës t’iu zgjatet afati organeve të vettingut.

Ai u shpreh se sa i përket kësaj çështje nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje të re politike.

“Nëse flini për zgjatjen e procesin të Vettingut është një proces që ka nisur rrugën e tij, është një proces mbi palët, është një proces që kryesisht adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati, por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura, të cilat po funksionojnë dhe besoj që me reflektimin e opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’i zgjasim jetën këtyre organeve të cilat kemi rënë dakord.

Pra nuk kemi të bëjmë as me ndonjë marrëveshje të re politike dhe as të ndryshimit të ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”, tha Gjiknuri.