Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri nuk po e kupton pse Lulzim Basha me opozitën nuk po aprovojnë konsensusin për marrëveshjen.

Ai tha se në marrëveshjen për reformën zgjedhore janë adresuar të gjitha kërkesat e opozitës.

Po ashtu ai thotë se Shqipëria nuk ka pasur probleme me administrimin e zgjedhjeve në 15 vitet e fundit.

”Ajo ishte një marrëveshje që ka adresuar kërkesat e opozitës dhe nuk e di pse nuk ka dhënë ok. Ka qenë një refren politik, ajo marrëveshje nuk ka humbur por ka fituar, ka fituar zgjedhjet, garancitë dhe menaxhimin. Një proces i depolitizuar dhe rezultati që presin shqiptarët. Por e kam bindje se në 15 vitet e fundit Shqipëria nuk ka pasur probleme, por ka qenë kultura e mospranimit të zgjedhejve. Është më shumë debat politik. Pra ne fatkeqësisht kthehemi e bëjmë Reforma që nuk ndryshojnë kulturën e mospranimit të rezultatit”- tha Gjiknuri në “Real Story”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re