Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri komentoi nga Elbasani vetingun dhe diskutimetr në lidhje me zgjatjen e afateve për komisionet e procesit të  vlerësimit të figurës së  pjestareve të sistemit të drejtësisë.

 

Gjiknuri shtoi se duhet të ketë një dakortës politike për zgjatjen e afatave, e se nuk bëhet fjalë për shpikjen e formulave të tjera apo institucioneve të reja për të bërë vetingun.

 

 

 Damian Gjiknuri

 

Procesi i vettingut ka nisur rrugën e tij. Është proces mbi palët, adreson një problem të ngritur për shkak të skadimit të një afati. Por ka një marrëveshje, ka një reformë të dakordësuar, ka institucione të ngritura të cilat po funksionojnë. Besoj që edhe me reflektimin pozitiv të opozitës shqiptare ne do të jemi në gjendje t’iu zgjasim jetën këtyre organeve për të cilat kemi rënë dakord. Nuk kemi të bëjmë as me marrëveshje të re politike, as me ndryshimin e ndonjë strukture apo ngrehine kushtetuese e cila rrjedh si dakordësi e palëve politike”

 

Këto deklarata, Gjiknuri i bëri pasi mori pjesë në ceremonitë me rastin e datës së clirimit të  Elbasanit. Në këtë qark ai është edhe drejtues politik i PS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re