Përfaqësuesi socialist në Këshillin Politik Damian Gjiknuri deklaroi pas arritjes së marrëveshjes se , tashmë e rëndësishme është që ka rregulla të gjithëpranuara nga forcat politike për pjesmarrjen ne zgjedhje.

Ai shtoi se PD hoqi dorë nga kërkesa absurd për qeveri teknike dhe u ndal pastaj edhe tek shtyrja e procesit te depolitizimit duke thene se edhe në këtë pikë ishte selia blu që kishte bërë hap pas duke u tërhequr.

PD nuk ishte gati  për depolitizimin e administrates zgjedhore dhe e kundërshtoi, por ne tashmë ne kemi rregulla të gjithë pranuara nga gjithësecili. Administrata aktuale zgjedhore do të vazhdojë të funksionojë edhe për zgjedhjet e ardhshme. PD hoqi dorë nga kërkesat absurde, si qeveri teknike. U pranua edhe njëherë se administrimi zgjedhor nuk ka çaluar në Shqipëri. e rëndësishme është që ne ta pranojmë këtë sistem.Morëm angazhimin do përpiqemi qe identifikimi të shtrihet.Ju mendoni se ne duhet ta linim opozitën prap jashtë zgjedhjeve. Për ne është i rëndësishëm integrimi dhe pranimi i rregullave të lojës. Çka është në dorën tonë do e çojmë deri në fund. Ne e mirëpresim. Është një moment i ri për Shqipërinë. Shpresojmë që të kemi zgjedhje të mira”

Gjiknuri tha se puna e këshillit Politik do të vazhdojë në mënyrë që Kodi I Ri zgjedhor të përmbyllet brenda këtij sesioni parlamentar.

“Këshilli Politik do vazhdojë të miratojë draftet dhe do të vazhdojë të trajtojë edhe çështje të tjera të mbetura. Gjëja më e rëndësishme është që po dialogojmë dhe hoqi dorë nga absurditetet. Të përgatitet secila palë për zgjedhjet e reja. Kodi do të mbyllet patjetër brenda këtij sesioni parlamentar”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re