20 shtator Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit, në kuadër të turit të takimeve prezantuese të drejtuesve politikë të qarqeve.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Bledar Çuçi si drejtues politik të qarkut, Gjiknuri u shpreh se transferimi i delegimit të qarkut është një moment mjaft i rëndësishëm.

“Berati ishte një ndër qarqet decizive që përcaktoi fitoren e Partisë Socialiste në 25 Prill. Jam i bindur se Bledi do ja dali si duhet dhe do kemi një rezultat të mirë në zgjedhjet vendore ku kemi shanset të fitojmë të gjitha bashkitë”, tha Gjiknuri.

Numri dy i Partisë Socialiste falenderoi Blendi Klosin për punën e bërë në këtë qark, duke e cilësuar atë si një nga drejtuesit më të suksesshëm të familjes tonë politike.

Në fjalën e tij, Bledar Çuçi theksoi se do të vijojë të punojë me përkushtim për të arritur një tjetër rezultat të mirë në zgjedhjet vendore.

#tdi_6_dff .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/1-131-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_6_dff .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/2-44-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_6_dff .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/3-40-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_6_dff .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/09/5-9-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 4

/a.a/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re