Belinda Balluku është prezantuar si drejtuese e re politike e Partisë Socialiste për Qarkun Dibër.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS i cili ka marrë pjesë në prezantim. Gjiknuri në një postim në Facebook shpreh bindjen se procesi i zgjedhjeve që po zhvillohet në PS do të japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025.

 

“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut Dibër ku prezantova Belinda Balluku -n si drejtuese politike. Jam i bindur që Belinda ka eksperiencën e duhur për të vijuar punën e mirë të bërë nga Ulsi Manja në këtë Qark gjë që u reflektua me rezultatin fantastik në zgjedhjet e 6 Marsit. Suksese Ulsiut në detyrën si drejtues politik i Qarkut Lezhë.  Theksova gjithashtu se procesi i zgjedhjeve në Partinë Socialiste do sjellë rienergjizimin e çdo strukture dhe do na japë garancinë për fitore në zgjedhjet elektorale të 2023 dhe 2025”, tha Gjiknuri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re