Pavaresisht se nuk ka shume kohe per mbylljen e reformes zgjedhore, ende nuk ka nje date se kur do te mblidhet keshilli politik.

E vetmja qe ka kerkuar nje mbledhje paraditen e se martes eshte Rudina Hajdari, por kerkesa e saj eshte hedhur poshte nga mazhoranca.

Anetari socialist Damian Gjiknuri, ka sqaruar se mbledhja do te zhvillohet ne momentin qe opozita do te kete gati propozimet e saj konkrete per kodin zgjedhor.

Gjiknuri ka perseritur se ne rast se opozita deri ne 30 shtator nuk sjell asnje propozim atehere puna do te vazhdoje ne komisionin e ligjeve ku palet mund te diskutojne draftin e mazhorances dhe ate te paraqitur nga zonja Hajdari.

Keshilli politik duket se eshte futur ne ngerc pasi opozita kerkon qe mbledhja te zhvillohet vetem per te kerkuar ndihmen e Osbe-Odihr, nderkohe qe mazhoranca insiston te diskutohen ndryshimet konkrete qe lidhen me koalicionet dhe hapjen e listave te kandidateve .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re