Të gjithë banorët e zonës së Komunës së Parisit në Tiranë, një prej më të populluarave  në kryeqytet, do të kenë mundësi të dalin në Unazën e Madhe. Ministri i Infrastrukturës Gjiknuri gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve, tha se ndërhyrja nuk mbarojnë vetëm në këtë zonë.
 
Projekti përfshin ndërtimin e rrugëve paralele dhe atyre lidhëse, ndërtimin e një kolektori të shkarkimit të ujërave të larta nga rruga kryesore deri në lumin e Lanës.
Investimi përmban edhe elemente të sigurisë rrugore. Ministria e Infrastrukturës bën me dije se është garantuar buxheti dhe brenda vitit do të fillojnë punimet për segmentin nga Shkolla Teknologjike deri tek sheshi i Shqiponjës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re