Skip to content

Gjimnaz për fëmijët që nuk dëgjojnë; nxënësit do të marrin një profesion

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Për herë të parë, ne shtator, të gjithë nxënësit e institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë do të kenë një shkollë të mesme në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

 

Ndryshe nga më parë kur përfundonin vetëm shkollën 9-vjeçare, këtë herë ata do të kenë mundësinë që të fitojnë një profesion për t’u integruar në shoqëri dhe në tregun e punës.

 

Ministrja e arsimit sqaroi se ky është një vendim që i krijon mundësinë kësaj kategorie të japë kontributin e saj.

 

Hapja e shkollës së mesme për nxënësit e institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë ka qenë një kërkesë e hershme, si nga mësuesit, ashtu edhe nga prindërit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë