Skip to content

Gjimnazistë nga Berati, vizitë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë

Gjimnaziste nga Berati vizite ne Ambasaden e SHBA se ne Tirane

Gjimnaziste nga Berati vizite ne Ambasaden e SHBA se ne Tirane

Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Korpusin e Paqes organizuan një vizitë studimore me të rinjtë e Këshillit Rinor në Ambasadën amerikane.

Të rinjtë u takuan me të Ngarkuarën me Punë, Leyla Moses – Ones dhe pjesëtarë të stafit të Ambasadës për të mësuar më shumë për jetën e një diplomati, punën e përditshme në ambasadë dhe programet e saj për të rinjtë shqiptarë.

Gjimnaziste nga Berati vizite ne Ambasaden e SHBA se ne Tirane

Kjo vizitë u realizua nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”, i cili mirëpret në Ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra mbi pikëpamje të ndryshme të kulturës, historisë, arsimit, ekonomisë amerikane, marrëdhënieve SHBA – Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së.