Një nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Skënderbeu Krujë, ka hedhur në korridorin e shkollës një sasi spray me spec djegës.

Për pasojë disa nxënës të kësaj shkolle janë ndjerë keq. Sakaq, nxënësi që ka hedhur spray është shoqëruar nga policia, ndërsa shërbimi mjekësorë ndodhet në ambientet e shkollës.

3 prej nxënësve janë dërguar në spitalin e Krujës ku po u bëhet perfuzion, elektrolit, antivomitiv, ndërsa disa të tjerë po trajtohen në ambientet e shkollës pasi nuk kanë shqetësime serioze.

 

Burimi: balkanweb.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re