Gjinekologu i spitalit të Kukësit që falsifikoi ekon e parë ku Fjolla Morina doli shtatzënë po kërkohët nga drejtësia.

Ai rrezikon burg, pasi ekoja e dytë nxorri që këngëtarja nuk ishte në pritje të një fëmije, ç’ka nënkupton se e para ishte e falsifikuar.

Kjo gjë sjell telashe të reja për Morinën e cila akuzohet për trafik armësh dhe municionesh.

Tashmë, këngëtares mund t’i shtohet akuza për mashtrim. Ndërkohë pritet që të nisin hetimet edhe për spitalin e Kukësit.

Fjolla Morina krijoi ‘një telenovelë’ ditën e sotme, teksa priste që të njihej me masnë e sigurisë.

Bazuar në ekon që kishte falsifikuar, këngëtarja pretendonte se ishte shtatzënë dhe kërkonte masë të bute.

Por Prokuroria nuk është bindur.

Fjolla u dërgua në spitalin e Kukësit për herë të dytë, vizitë e cila zbuloi të gjithë mashtrimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re