
Banorët e fshatit Kolonjë ne Gjirokastër protestuan ketë të premte kundër ndërtimit të HEC-it mbi përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit. Ata u mblodhën në qendër të fshatit me pankarta në duar dhe bënë thirrje per anulimin e projektit.
Sipas banorëve HEC-i rrezikon të lere fshatin pa ujë pasi do të shfrytëzojë gjithë burimin e Rehovës. Banorët i kanë kërkuar bashkisë së Gjirokastrës të mos e mbështesë projektin. Ndërkohë kompania pretendon se ka realizuar edhe dëgjesën publike me banoret dhe grupet e interesit. Ndërkohë kontratat e HEC-ve janë pezulluar per tiu nënshtruar verifikimit.
