Policia ka vënë në pranga tre persona që ishin të përfshirë në transportin e lëndës narkotike në Gjirokastër. Dy nga të arrestuarit kontrollonin rrugën për të shmangur uniformat blu, ndërsa një i tretë mbante në automjet ngarkesën e lëndës narkotike që po transportohej.

 

Gjatë kontrollit të automjetit “Toyota Yaris”, policia gjeti në bagazh  5.25 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se po transportohej për t’u shitur.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re