Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar, pasi akuzohen se kanë ndihmuar tre të huaj që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Sipas informacioneve bëhet me dije se i arrestuar ka mbetur shtetasi Feti Qemali me banim në Durrës dhe të proceduar janë shtetasit Fetmir Meçe dhe Ardian Gashi.

Policia i ka arrestuar në flagrancë, pasi u kapën në Çarshovë duke ndihmuar tre të huaj që të kalonin kufirin si klandestinë.

Emigrantët ishin nga vendet e botës së tretë dhe do transportoheshin në Tiranë me mjetet tip “Seat” dhe “BMW” të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

(foto ilustruese)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re