Policia e Gjirokastrës njofton se ka gjetur përmes monitorimit me dron një grua të moshuar, e cila ishte larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq. Gruaja thotë policia, vuante nga probleme të shëndetin mendor.

Njoftimi

Largohet nga banesa e moshuara me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.

Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

Ditën e sotme, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.

Familjarët e shtetases V.F, kanë falënderuar efektivat e Policisë për angazhimin dhe gjetjen e nënës së tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re