Skip to content

Gjirokastër, pozitivë me koronavirus dy punonjës në Kakavijë, e infektuar edhe një nxënëse

Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Gjirokastër.

Abc News raporton se Covid-19 ka prekur institucione të tjera shtetërore.

Mësohet se dy persona kanë rezultuar pozitivë në pikën Kufitare të Kakavijës.

Po ashtu, një tjetër nxënëse e klasës dhjetë të gjimnazit të qytetit ka rezultuar e infektuar duke detyruar mbylljen e klasës, tamponimin e nxënësve dhe mësuesve.