Edhe pse është një nga destinacionet më të kërkuara nga turistet vendas e të huaja, Gjirokastra po përballet me probleme që në nisje të sezonit.
 
Vetëm në muajin maj janë denoncuar 3 raste të helmimeve të vizitorëve të huaj, një fakt ky që ka alarmuar autoritetet.
Kreu i dhomës se tregtisë Maksim Hoxha, kërkoi që të bëhen kontrolle më të rrepta nga inspektorët e higjienës.
 
Ndërsa zv.ministri Hajrulla Çeku tha se nuk është vetëm detyrë e shtetit të kontrollojë, por edhe e vetë operatorëve.
 
Ndërkohë, dhjetëra qytetarë të Gjirokastrës lëshojnë apartamente ose dhe shtëpi me qira për të huajt, ndërsa nuk paguajnë asnjë taksë në shtet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re