Ngjarje e rëndë paraditën e kësaj të diele në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

 

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

 

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tye.

 

Nga  të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

 

Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.

 

Autori Kostandinos Kaçifa është futur në thellësi të fshatit ku policia dhe forcat RENEA vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

 

Policia e shtetit ne njoftimin e saj thotë se Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re