Fshati Terbuq në Gjirokastër rrezikohet te goditet nga ky shkëmb, pasi kodra ka pësuar shkarje masive.
 
Behet fjale per 15 shtëpi te cilat rrezikohen, ndërsa banoret janë alarmuar kur kane konstatuar rrëshqitjen e tokës dhe kane njoftuar menjëherë bashkinë.
 
Kryetarja e bashkisë Zamira Rami ka siguruar se shume shpejt do te ndërhyhet për të shkatërruar shkëmbin. Që prej mbrëmjes së te mërkurës banoret janë strehuat tek të afërmit.
 
Reshjet e shirave të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në rrugë të cilat janë bërë të pakalueshme. Rruga Peshkopi – Kukës është dëmtuar në 3 segmente si pasojë e rrëshqitjes. Dëmtimin më të madh e ka pësuar në afërsi të përroit të Veleshicës.
 
Një grup i Ministria e Mbrojtjes ka inspektuar në terren segmentin dhe i ka kërkuar autoriteti rrugor të ndërhyrje.
 
Rruga Trebisht – Dogane – Maqedoni është e bllokuar prej dy ditësh si pasojë e shembjes së një masivi dheu. Ndërsa në Njësinë Administrative Zerqan në Bulqizë është shembur një rrugë si dhe është dëmtuar një banesa. Per pasoje familja është evakuuar nga Shtabi i Emergjencave Civile te Dibrës.
 
Ndërkohë që probleme nga rrëshqitjet ka edhe në fshatin Cerunjë te Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re