Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e plagëve të marra nga zjarri banesën e saj në Dervician të Gjirokastrës.

E mitura, Krisanthi Ndriço nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga flakët.

Burimë për Fax News bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga një mjet ngrohës dhe se kryefamiljari Irakli Ndrico cili po ashtu mbeti i lënduar është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re