Një objekt 2 katësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, në fshatin Hundkuq të Gjirokastrës. Ndërtesa shërbente si magazine për mbledhjen e ushqimit të bagëtive.
Zjarri fillimisht ka nisur në katin e parë dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën. Forcat zjarrfikëse janë lajmëruar menjëherë e brenda 2 orëve kanë arritur të neutralizojnë flaket për te mos lejuar përhapjen e mëtejshme te tyre.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qene një shkëndijë elektrike favorizuar edhe nga amortizimi i ndërtesës. Fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale.