Qyteti i gurtë në jug të Shqipërisë, qëndron krenar në themelet e historisë dhe trashgëimisë së pasur kulturore që e karakterizon.

 

Por rritja e fluksit të turistëve, edhe këtë vit, ka nxjerrë në dritë problemet e mbartura të infrastrukturës, punimet e vazhdueshme në zonën muzeale si dhe elementët modernë që cënojnë turizmin kulturor.

 

ENI KACI

 

OPERATOR TURISTIK

 

“Në qytetin e Gjirokastrës një nga problematikat kryesore ka qënë trafiku, nuk zgjidhet kollaj në rrugët me një sens. Pazari ka qënë shumë i zhurmshëm gjatë orëve të natës. Po ikën komplet vëmendja nga turizmi kulturor, po zhduken artizanët në Pazar dhe po shtohen mallrat kineze. Problem tjetër janë dhe investimet që po bëhen në qytet, nuk ka akoma një datë të saktë se kur mbarojnë, vazhdojnë punimet pa sistem.”

 

Deri në fund të muajit gusht qyteti i Gjirokastrës është vizituar nga më shumë se 220 mijë turistë vendas dhe të huaj .

 

“Ka qënë një sezon i suksesshëm turistik, numri i vizitorëve këtë vit ishte më i lartë nga sa prisnim. Ka patur rritje të turistëve spanjollë dhe italianë ndërsa vazhdojnë turistët gjermanë, amerikanë më pak. Nuk jemi akoma të përgatitur për një fluks të tillë por po përmirësohemi.”

 

Një tjetër shqetësim që po ashtu përsëritet thuajse në çdo sezon turistik, është abuzimi i bizneseve me çmimet, që sipas operatorëve, nuk motivohet mjaftueshëm me cilësinë e shërbimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re