Skip to content

Gjithçka e hapur në Kategorinë Superiore, rindizet lufta për titull. Vllaznia ka ‘harruar’ të fitojë

Kategoria Superiore

Lufta për titullin kampion në kategorinë Superiore ndizet akoma më shumë. Vllaznia tashmë po ndjen hijen e ndjekësve të saj të cilat iu afruan ndjeshëm. Skuadra shkodrane e Brdariç duket se e ka humbur shkëlqimin  dhe pas asaj me Tiranën, pësoi një tjetër disfatë këtë herë në Durrës ndaj Teutës me rezultatin 1-0.

Për skuadrën e Edi Martinit, vendimtar rezultoi Dejvi Bregu që në pjesën e parë por edhe Vllaznia pati shanset e saja me Hoxhaj me goditje dënimi që u përplas në shtyllë.

Në ndeshjet e tjera, Laçi mposhti Kukësin me rezultatin 2-1 duke konfirmuar sezonin me shumë ulje ngritje të verilindorëve. Skuadra e Shpëtim Duros mori avantazhin me Emiliano Mustën që në minutën e 4 të pjesës së parë. Kukësi barazoi në 45 minutat e dyta me Eze, por rezultati 1-1 zgjati vetëm 15 minuta pasi në të 74 Lacit iu akordua një 11 metërsh që u kontestua nga futbollistët e Kukësit. Lushkja u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar golin e fitores 2-1 për kurbinasit

Në Stadiumin Loni Papuçiu, Të Kuqtë e Ilir Dajës lanë 2 pikë të vlefshme teksa nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me skuadrën fierake për të shkuar në kuotën e 39 pikëve. Apolonia mori avantazhin falë autogolit të Haklaj por në  minutën e 76 Cordeiro barazoi shifrat për Partizanin.

Tirana merr një tjetër fitore dhe këtë radhë bardheblut mposhtën Bylisin 2-0. Behitatche në fundin e pjesës së parë dhe Ismaijlgeci në 45 minutat e dyta ishin ata që i dhanë këtë fitore shumë të rëndësishme skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.

Skënderbeu vazhdon të mos shohë dritë në fund të tunelit. Në Korcë skuadra e drejtuar nga Migen Memelli pësoi humbjen e radhës këtë radhë nga Kastrioti duke qëndruar në vendin e fundit të klasifikimit me 13 pikë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb